(VIDEO) Kurtullmush takohet me krerët e VLEN-it dhe përfaqësuesit politik të komunitetit turk

(VIDEO) Kurtullmush takohet me krerët e VLEN-it dhe përfaqësuesit politik të komunitetit turk

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmush, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, në kryeqytetin Shkup ka takuar përfaqësuesit politik të komunitetit turk dhe krerët e koalicionit qeveritar shqiptar VLEN.

Kështu Kurtulmush pas takimit me koalicionin qeveritar shqiptar, VLEN, ku prezent ishin Izet Mexhiti, Arben Fetai, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi – është takuar edhe me përfaqësuesit politik të komunitetit turk në vend.

Me çka kryeparlamentari turk Kurtullmush, realizoi takim me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, deputetin Salih Murat, Sulejman Baki dhe Husrev Emin, kryetarin e Partisë Demokratike Turke, njëherazi edhe kryetari i

Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Maqedoni e Veriut-Turqi, Bejxhan İlyas, si dhe kryetarin e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve, Erdogan Saraç.

Në takim u theksuan problemet e komunitetit turk, pjesëmarrja e tyre në jetën politike dhe rritja e përfaqësimit të tyre, si dhe rëndësia e rritjes së unitetit dhe solidaritetit mes partive politike turke.

Në takime morën pjesë edhe nënkryetari i Grupit të AK Partisë, Bahadër Jenişehirlioğlu, kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Maqedoni e Veriut, deputeti Ahmet Kılıç nga Bursa, deputeti i MHP-së nga Bursa, Fevzi̇ Zırhlıoğlu, si dhe ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy. /SHENJA/

 

MARKETING