(VIDEO) Kurti: Ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët në Beograd
Forca të shumta policore kanë siguruar sot eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë kthimit për në Prishtinë, ndërsa mori pjesë në një takim të partive socialdomokrate të mbajtur në Shkup. Mediat në Kosovës kanë cituar burime të organeve të sigurisë, të cilat kanë deklaruar se se kanë pasur informacione nga shumë burime se kryeministri Kurti ishte i rrezikuar gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut. “Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, kanë thënë këto burime.
Për këtë çshtje ka folur vet Kurti, i cili ka thënë se se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, përkundër se ka mësuar se ka shumë kërcënime për të.
ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Маqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet për kërcënim të kryeministrit të Kosovës.
“Nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria për Kurtin është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski. /SHENJA/