(VIDEO) Kumanovë, 44-vjeçari ka gjuajtur me armë drejt 49-vjeçarit

(VIDEO) Kumanovë, 44-vjeçari ka gjuajtur me armë drejt 49-vjeçarit

Marëdhëniet jo të mira mes dy personave janë arsyeja për të shtënat e mbrëmjes së djeshme në Kumanovë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, një 44-vjeçar ka gjuajtur me armë drejt një 49 vjeçari, i cili më pas ka marrë lëndime në këmbë dhe ka përfunduar në spital. Ndërsa ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

MARKETING

MPB

“Më datë 05.12.2023 në ora 17.17 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën Boris Kidriq në Kumanovë, M.S.(44) ka gjuajtur me armë dhe e ka lënduar T.Sh.(49) në këmbë. Sipas të denoncuarës, shkak kanë qenë raportet e papastruara të ndërmjetme. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”.

Nga spitali i Kumanovës kanë njoftuar se në orën 17:38  i lënduari është sjellë tek ata me veturë emergjente me dy plagë me armë zjarri në të dyja këmbët. Pas kujdesit shëndetësor të ofruar në spital dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, personi është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit për trajtim të mëtutjeshëm.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING