(VIDEO) Kryq 15 metrosh në Kodrën e Diellit, komuna thotë se është ndërtuar pa leje

(VIDEO) Kryq 15 metrosh në Kodrën e Diellit, komuna thotë se është ndërtuar pa leje

Një kryq mbi 10 metra i gjatë, është vendosur në Kodrën e Diellit në Tetovë. Gjatësia e tij, bënte që të shihej kudo, kështu që edhe reagimet e qytetarëve ishin po aq të ashpra, sidomos tek banorët e Tetovës, qytet ky i përbërë me shumicë  absolute shqiptare të përkatësisë fertare islame.

Vendimin për vendosjen e kryqit e ka marrë  bordi kishtar i kishës Shën “Naum i Ohrit”, ndërsa ndërtimi i tij është bërë pa leje adekuate për ndërtim.
Nga Komuna e Tetovës, përmes një reagimi në facebook thonë se inspektorët komunal kanë dalë në terren për të parë gjendjen dhe se komuna nuk ka dhënë leje për një gjë të tillë.

KOMUNA E TETOVËS

“Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje. Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave’’.

As drejtori i Qendrës së Skijimimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, Adem Avziu nuk është dakord me vendosjen e simboleve monofetare në këtë qendër rekreative dhe shton se si institucion nuk janë kompetent për këtë gjë.

Adem Avziu, drejtori i Qendrës së Skijimimit “Kodra e Diellit” në Tetovë

“Vendosja e kryqit dhe simboleve monofetare në një shoqëri multietnike është një çështje e ndjeshme dhe komplekse. Nuk jemi dakord me vendosjen e simboleve monofetare në Qendrën e Skijimit ‘Kodra e Diellit’ dhe se ne nuk kemi kompetenca për të njejtat”.

Kryqi në Tetov, u vendos një ditë më parë dhe edhe vetë kisha “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit, ka pranuar se ata e kanë bërë me mjete të Kishës Ortodokse Maqedonase. /SHENJA/

MARKETING