(VIDEO) Kryetarja e antikorrupsionit dorëzoi dorëheqjen në Kuvend

Edhe e akuzuar në rastin “Aditiv”, edhe kryetare e Komisionit për Antikorrupsion. Kryetarja Tatjana Dimitrovska, dorëhiqet nga posti shtetëror, pas akuzave që i rëndojnë. Një javë pasi Prokuroia për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë kundër saj për dy veprat penale “zbulim i sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik”, Dimitrovska dorëheqjen e saj e deponoi në Kuvend. Nga atje shprehen se do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara, për të cilat opinion do të informohet me kohë.
Kuvendi i RMV-së
“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e KorrupsionitTatjana Dimitrovska, sot i’a parashtroi dorëheqjen nga posti i saj, Kryetarit të Kuvendit”.
Përfundimi i funksionit të kryetarit ose anëtarit të Komisionit Shtetëror të Antikorrupsionit, është përcaktuar në Ligjin për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, sipas të cilit, funksioni përfundon para skadimit të mandatit në rast të- dorëheqjes, humbjes së përhershme të aftësisë për të ushtruar funksionin, siç përcaktohet nga Parlamenti, dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me dënim me burgim të pakushtëzuar prej të paktën gjashtë muajsh ose vdekjes.
Përfundimin e mandatit të një anëtari ose të kryetari të Antikorrupsionit e konstaton Kuvendi.
Aktakuza kundër Dimitrovskës lidhet me rastin “Aditiv“, i cili ka të bëjë me prokurimin e aditivëve me vlerë mbi 6 milionë euro për REK “Manastir”, ku i dyshuari kryesor është ish-drejtori i Elektranave në RMV, Vasko Kovaçevski, i cili është ende në arrati. Sipas aktakuzës Dimitrovska dyshohet se ka ndarë sekrete shtetërore përmes Viberit dhe se çertifikatën për sekrete, ia ka dhënë një person tjetër në emër të saj.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/