(VIDEO) Kryetari i OEMVP-së: Komuniteti i biznesit mbulon dështimet e qeverisë

(VIDEO) Kryetari i OEMVP-së: Komuniteti i biznesit mbulon dështimet e qeverisë

Filantropia është një mundësi për ndihmuar dhe krijuar një ndikim të qëndrueshëm. Përgjegjësia shoqërore nuk është thjeshtë një detyrim shoqëror, por një mundësi për të bërë një ndryshim real në jetën e njerëzve. Kjo ishte fjalia me të cilën u drejtuar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra, në forumin e biznesit “Përgjegjësia shoqërore korporative, filantropia dhe politikat Qeveritare”. Ai theksoi se komuniteti i biznesit shpesh mbulon dështimet e Qeverisë përmes iniciativave vetanake.

Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së

“Ne si komunitet i biznesit punësojëm mbi 70% të të punësuarëve aktiv. Ndërkaq, shpeshherë mbulojmë dështimet e institucioneve nëpërmjet iniciativave vetanake, kështu duke i zgjidhur problemet të cilat veçmë i kemi paguar taksat”.

Panelisti Besir Dërnjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz  u ndal tek sfidat me të cilat përballen bizneset. Nga përvoja e tij 12 vjeçare, tha se bizneset kanë shumë sfida, përshkak se ato e diktojnë pjesën e zhvillimit të shoqërisë në shumë fusha.

Besir Dërnjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz

“Një nga sfidat që është evidente është sfida e burimeve, që janë shumë të pakta në aspektin financiar, po flas për kompanitë e vogla dhe të mesme, ku ata janë të kufizuara përshkak të përfitimeve të tyre. Ato shpeshherë filantropinë ose investimin mbi konceptin e përgjegjësisë shoqërore korporative e lënë në plan të dytë përshkak se ata mendojnë të investojnë në kapacitetet e tyre ekonomike”.

Ndërkaq, profesori universitar Veland Ramadani theksoi se kompanitë duhet të kenë mirëqenie, duke krijuar  fuqi puntore të shëndetshme që ajo të reflektoj edhe jashtë.

Veland Ramadani, profesor në UEJL 

“Në një studim të kryer me ne që po i quajmë ‘millennials’ të gjeneratës prej ’81 deri ’96 kanë deklaruar se 70% e tyre do të kishin dashur të qëndrojnë minimum 5 vite në atë kompani, të cilët tregojnë interes ndaj tyre dhe i krijojnë kushte të mira. Kjo gjeneratë është gjeneratë e re që i përcjell trendet, është më kompetitive dhe çdoherë ka një treg më të mirë për veten se sa për të tjerët”.

Po ashtu u bë edhe botimi i dytë i Librit të Bardhë, libër ky që sipas folësve, është një përmbledhje e përpjekjeve të tyre, por gjithashtu një thirrje për veprim.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING