(VIDEO) Kryetari i KSHZ-së: Duhet kod i ri zgjedhorë, në 19 vjet janë bërë 30 plotësime të ligjit

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Boris Kondarko ka deklaruar se vendit i nevojitet një Kod i ri Zgjedhor por tha se ky është vendim qën i takon i Kuvendit dhe partive politike. Ai në një intervistë në TV Sitel tha se për 19 vjet janë bërë më shumë se 30 ndryshime në ligj.
BORIS KONDARKO, KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËROR ZGJEDHOR
“Që nga viti 2006, në Ligj janë bërë më shumë se 30 ndryshime dhe plotësime në 19 vjet. Problemi më i madh me të cilin po përballemi është në fakt vetë ligji. Nevojitet një Kod Zgjedhor krejtësisht i ri i miratuar në kohën e duhur, ku të gjithë palët e interesuara në procesin zgjedhor do të marrin pjesë dhe do të japin sugjerimet, përvojat dhe diskutimet e tyre interaktive me publikun ekspert”.
Duke folur për zgjedhjet lokale Kondarko tha se në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, nuk ka fushatë të parakohshme sepse ende nuk janë paraqitur listat e kandidatëve dhe nuk ka pjesëmarrës në fushatën zgjedhore .
BORIS KONDARKO, KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËROR ZGJEDHOR
“Çështja se nëse ekziston një e ashtuquajtur fushatë e parakohshme diskutohet vazhdimisht. Sipas Kodit Zgjedhor, nuk ka fushatë të parakohshme sepse ende nuk janë paraqitur lista kandidatësh, nuk ka pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe nuk ka lista të konfirmuara kandidatësh. Nuk ka bazë mbi të cilën mund të zhvillohet ndonjë procedure”.
Kondarko tha se afati i fundit për dorëzimin e listave është 35 ditë para zgjedhjeve, ndërsa fushata zgjedhore fillon 20 ditë para zgjedhjeve. Ai theksoi se në këtë periudhë të ndërmjetme, sipas ligjit, të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të organizojnë ngjarje publike për të promovuar listat e tyre të kandidatëve.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/