(VIDEO) Kryeministri thotë se janë të përkushtuar në procesin e eurointegrimeve

(VIDEO) Kryeministri thotë se janë të përkushtuar në procesin e eurointegrimeve

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë sot se, vendi vazhdon të jetë i përkushtuar në procesin e eurointegrimeve dhe ai si politikan, do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që qytetarët të fitojnë ardhmëri evropiane. Ai tha se këtë synon ta arrijë, “pavarësisht nëse Evropa dëshiron të na pranojë apo ne do ta sjellim Evropën”, duke siguruar se kjo është ardhmëria e vetme e këtij vendi dhe nuk ka tjetër alternativë. Megjithatë, ai ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket kontestit me Bullgarinë që ka bllokuar procesin, duke thë se, momentalisht kemi pengesa që nuk kanë fare lidhje me vlerat evropiane.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Se luftojmë që t’i tejkalojmë, luftojmë, a ka afat – nuk ka afat. Derisa nuk kemi perspektivë të qartë evropiane do të negociojmë dhe do të përpiqemi të debllokojmë këtë proces, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, nuk ka dorëzim. Nuk do të dal asnjëherë i dëshpëruar para qytetarëve dhe të them rruga jonë është e bllokuar dhe nuk ka ardhmëri. Do të luftojë derisa funksionojë, kur unë nuk do të funksionojë, këtë do t’ia përcjellë atyre që do të jenë pasardhës të mi në qeveri”.

I pyetur nëse kjo nënkupton se, edhe në mungesë të garancave nuk do të ketë ndryshim të diskursit të politikës së jashtme të vendit, Mickoski u shpreh i bindur se edhe përskaj kësaj, përkushtimi i vendit në procesin e anëtarësimit vazhdon.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Ne do të vazhdojmë të synojmë Bashkimin Evropian, ai është qëllimi ynë dhe ai është destinacioni ynë përfundimtar. Se a do ta debllokojë Bashkimi Evropian procesin për shkak të kërkesave të një shteti anëtar që të bllokojë këtë proves, ajo varet nga vet BE-ja, nuk varet nga ne. Ne dhamë jashtëzakonisht shumë, si asnjë popull tjetër, sikur asnjë vend tjetër për BE-në”.

Kujtojmë se, procesi eruointegrues mbetet i bllokuar, për shkak se vendi nuk arriti të përmbush kërkesën e palës bullgare që të fus minoritetin bullgar në Kushtetutën e vendit. Por, së fundmi ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas, ka dhënë sinjale optimizmi, duke thënë se, po zhvillohen aktivitete intensive diplomatike për zgjidhjen e këtij kontesti dhe në atë drejtim liderët e Bashkimit Evropian do ta vizitojnë Shkupin së shpejti. Sipas tij, në dy tre muajt e ardhshëm do të ketë përparim në këtë çështje.

Teuta Buçi /SHENJA

MARKETING