(VIDEO) Kryeministri spanjoll: Zgjerimi i BE-së, për 8 vende anëtare do të sjellë shumë sfida në bllok
Zgjerimi i BE-së, për 8 vende antare do të sjellë shumë sfida në bllok, megjithatë Spanja është e hapur për zgjerime të këtilla. Kështu deklaroi kryeministri spanjoll Pedro Sançez, para takimit që do të mbahet të premten në Granada të Spanjës, me shefat e vendeve ose Qeverive të komunitetit politik evropian.
Pedro Sançez, kryeministër i Spanjës
“Jemi krenar që jemi nikoqir të këtij takimi. Granada sot është qyteti kryesor i Evropës dhe paqes. Ky qytet përfaqëson respekt mes kulturave dhe civilizimeve të ndryshme. Kjo është porosia që e dërgojmë nga ky takim me temë ‘Evropa është projekt i paqes”.
Temë kryesore e këtij takimi ka thënë se do të jetë zgjerimi i Unionit dhe lufta ruse në Ukrainë.
Ndërkaq, Seretari shtetëror portugez i Ministrisë për Çështje Evropiane Tijago Antunjesh është shprehur se nuk është gjë e mençur të vendosen afate fikse ose afate konkrete përsa i përket zgjerimit të Unionit. Sipas tij, procesi i zgjerimit bazohet në meritat e vetë kandidatëve dhe përqindjes së kapacitetit të tyre dhe plotësimin e kritereve nga Kopenhagu.
Tijago Antunjesh, Seretari shtetëror portugez i Ministrisë për Çështje Evropiane
“Qeveria portugeze vlerëson së zgjerimi i BE-së nuk duhet të ketë afate fikse dhe institucionet e Unionit duhet të reformohen që të aftësohen për vende të reja antare, posaqërisht kur bëhet fjalë për vendime. Gjithashtu, sipas Lisbonit është e nevojshme që edhe vendet kandidate t’i plotësojnë obligimet e tyre, në kuptimin e realizimit të reformave të nevojshme për antasrim ë BE”.
Përndryshe, kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel një ditë më parë edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij që e bëri të qartë në Bled, që viti 2023 do të jetë vendimtarë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së. Dhënia e afateve sipas tij është e rëndësishme sepse është një nxitje për të gjithë që të përgatitemi dhe të shpejtojmë në përpjekjet tona. Pa u caktuar datë, shtoi ai, ishte e lehtë të bëhet prolongim i proceseve.
Emine Ismaili /SHENJA/