(VIDEO) Kryeministri: Rritja e çmimit të derivateve ka rritur shitjen e tyre
MARKETING
Rritja e çmimeve të derivateve të naftës nuk ka bërë që qytetarët të shfrytëzojnë makinën e tyre më pak, përkundrazi, sipas kryeministrit, ngritja e çmimeve ka ngritur edhe konsumin e naftës në vendin tonë.
MARKETING
Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se rritja e konsumit të naftës mund të bazohet edhe në faktin se shumë qytetarë të shteteve fqinje shfrytëzojnë afërsinë dhe mbushin veturat e tyre me naftë në vendin tonë, përshkak të çmimit më të favorshëm.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Nuk mund ta them për qytetarët e Maqedonisë, nëse e kanë ulur përdorimin e veturave, sepse numër i madhë i qytetarëve nga vendet fqinje, furnizohen me derivate nga vendi ynë dhe kjo rritje është tashmë e ndjeshm, mund edhe të flasim për 200 mijë litra në ditë, konsum më i lartë seç ishte më parë. Është normale të kemi sfida, por, për momentin mund të them se kemi gjendje stabile dhe nuk ka nevojë për kufizime dhe ndalesa shtesë”.
Uljen e TVSH-së nga 18 në 10% për derivatet e naftës, kryeministri e vlerësoi si hap të qëlluar por paralajmëroi se e njëjta është në fuqi vetëm edhe një javë dhe më pastaj paralajmëroi edhe masa të reja, duke mos përjashtuar edhe uljen e akcizës.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Ulja e TVSH-së në mënyrë direkte prodhon efekt pozitiv, kur të analizohet çmimi nga java e kaluar mund edhe të kemi ulje të çmimeve të benzinës dhe dizelit, që pres të jetë ose me çmim të njëjtë ose eventualisht gjysmë denari më i shtrenjtë. Masa jonë e jep efektin e saj brenda dy javëve, më pastaj do të shohim se si do jenë çmimet në tregjet globale dhe do të vendosim”.
Ndonëse kryeministri dhe ministrat vlerësojnë si pozitive masat për çmimet e derivateve, të njëjtat janë kritikuar në masë të madhe nga opozita e cila, masat e Qeverisë i vlerëson si jo efikase dhe të vonuara.
Mevludin Imeri /SHENJA/

