(VIDEO) Kryeministri paralajmëron gjoba të larta për marketet që ngrenë çmimet

(VIDEO) Kryeministri paralajmëron gjoba të larta për marketet që ngrenë çmimet

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron dënime më të rrepta për supermarketet që nuk e respektojnë ligjin. Kryeministri pret që inflacioni vjetor të jetë rreth katër përqind, ndërsa bëri me dije se do të ketë kontrolle të përforcuara inspektuese dhe ndryshime ligjore me gjoba dukshëm më të larta për zinxhirët marketeve që shkelin rregullat mbi praktikat e padrejta tregtare.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Mendoj se rreth 4 për qind do të jetë inflacioni vjetor. Këtë e flasim me muaj, dhe atë që ne e bëjmë, janë kontrollet e shpeshta të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Kontrolle të shpeshta të Komisionit për Mbrojtje të Konkurencës. Do të propozojmë ndryshime ligjore për vitin e ardhshëm, me gjoba më të mëdha, për të gjitha rrjetet e supermarketeve që po manipulojnë me Ligjin për Praktika të Padrejta Tregtare, për disa prej rrjeteve tashmë kemi dëshmi, dhe mendoj se nëse vazhdojnë ashtu, do të duhet t’i vendosin dry derës”.

Të dhënat statistikore të inflacionit pritet të publikohen më 8 janar. Edhe pritshmëritë e Guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Slaveski të shprehura në konferencën e fundit ishin që viti të mbyllet me inflacion afërsisht 4 përqind, siç është edhe projeksioni i bankës qendrore. Slaveski tha se pritjet për vitin e ardhshëm janë që inflacioni të vazhdojë të ulet dhe të jetë midis 2.5 dhe 3 përqind, dhe në afat të mesëm do të arrihen nivele historikisht të ulëta prej rreth dy përqind.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING