(VIDEO) Kryeministri nuk i respekton masat e qeverisë, mori lopatën në dorë në ora 12:00

(VIDEO) Kryeministri nuk i respekton masat e qeverisë, mori lopatën në dorë në ora 12:00

Pasi vendi tash më e disa ditë është përfshirë nga temperaturat esktreme të larta , të cilat shkojnë mbi 40 gradë Qeveria solli disa rekomandime të cilat vetë nuk i respekton. Në plus 40 gradë , kryeminsitri Hristijan Mickoski, sot mu në kulmin e të nxehtit, gjegjësishtë në orën 12:00 ka hedhur lopatë me beton në një gurthemelë të një projekti në Ohër dhe pastaj ka vazhduar edhe disa inspektime të aktiviteteve ndërtimore. Ndërkaq, pas kësaj Mickoski është deklaruar para mediave, ku kishte një numër të konsiderueshëm të gazetarëve prezentë, gjë që, para disa ditëve Sindikata e Gazetarëve reagoi, duke rekomanduar që konferecat për media, mos të mbahet nga ora 11:0 0deri në orën 17:00, dhe të njejtat të mbahen në ambiente të freskëta.

Kujtojmë se Qeveria për shkak të motit të nxehtë ka dhënë rekomandime për lirim nga puna të disa kategorive të qytetarëve dhe ndalim të aktivitetit fizik në natyrë, veçanërisht në ndërtimtari.

E gjithë kjo që ka bërë sot i pari i qeverisë, është në kundërshtim me rekomandimet, masat dhe parandalimin për mbrojtje që Qeveria i miratoi në seancën online të 11 korrikut, pas informimit për valën e të nxehtit që ka përfshirë vendin dhe do të zgjasë deri të premten.

Punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, gjithashtu gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet janë liruar nga puna.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING