(VIDEO) Kryeministri kërkon të mbyllet muhabeti i faljes së kriminelëve

(VIDEO) Kryeministri kërkon të mbyllet muhabeti i faljes së kriminelëve

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit për falje, që vjen pas reagime për faljet e fundit me rastin e 23 tetorit, tha dorëheqja e tyre vjen pasi që është konstatuar gabimi. Ai tha se, kur konstatohet gabimi dhe merret përgjegjësi për të, atëherë kjo është e virtytshme.

Hristijan Mickoski, Kryetar i RMV-së

“Një njeri i gjallë që punon di të bëjë gabime. Kur konstatohet gabimi, nëse merret përgjegjësia, atëherë kjo është virtyt. Kështu mund ta komentoj dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit që merret me faljet. Është e qartë se është konstatuar gabimidhe e vetmja gjë që kanë si akt moral është tërheqja dhe e kanë bërë këtë, ndaj pres që kjo temë të mbyllet publikisht këtu”.

Anëtarët e Komisionit për Falje mbrëmë njoftuan presidenten, Gordana Siljanovska Davkova se po paraqesin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision dhe presidentja e pranoi dorëheqjen e tyre.

Presidenca e RMV-së

“Anëtarët e Komisionit për falje sot e informuan presidenten Gordana Siljanovska Davkova se japin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision. Vendimin për dorëheqjen kolektive nga Komisioni për falje anëtarët e japin në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Presidentja Siljanovska Davkova e pranoi dorëheqjen e dhënë nga prof.dr. Metodia Kanevçev, prof.dr. Gordan Kallajxhiev, prof.dr. Arlinda Kadri Shahinoviq, dr.Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva dhe Ajten Shaqiri”.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës shtetërore të 23 tetorit, mori vendim për faljen e 10 personave të dënuar, në mesin e të cilëve ishin edhe pjesëtar të narko grupeve, ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski për keqpërdorim detyre dhe Marjan Efremov, i akuzuar i parë në aferën “Spiun”.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING