(VIDEO) Kryeministri i Irlandës: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së

(VIDEO) Kryeministri i Irlandës: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare.

Leo Varadkar

 “Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera”.

Varadkar, në fjalimin e tij, thekson se anëtarësimi i Irlandës në BE e ndihmoi vendin të mbrojë identitetin e tij nacional. Kryeministri i Irlandës dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejt anëtare e familjes së madhe evropiane.

/SHENJA/

 

MARKETING