(VIDEO) KRNM: Rënie në zbatimin e mekanizmave dhe shërbimeve për të rinjtë

Maqedonia e Veriut vitin e fundit ka shënuar rënie të zbatimit të mekanizmave dhe shërbimeve për të rinjtë, sipas Raportit të Monitorimit për zbatimin e Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, publikuar nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRNM). Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2024 dhe thekson se, ndonëse ligji ekziston, zbatimi i tij në praktikë ka pësuar rënie, sidomos në ofrimin e shërbimeve dhe krijimin e mekanizmave për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje. Nga ana tjetër, është rritur niveli i kuptimit të dispozitave ligjore nga ana e komunave. Por, edhe pse ka përparim përmes themelimit të Qendrës Kërkimore mungon harmonizimi i dispozitave ligjore me riorganizimin e aparatit shtetëror dhe miratimi i të gjitha akteve nënligjore përkatëse.
Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRNM)
“Numri i komunave që kanë këshill rinor lokal është zvogëluar për 6. Numri i komunave që kanë miratuar strategji lokale për të rinjtë është zvogëluar për 8. Vetëm 4 komuna kanë realizuar në mënyrë të rregullt procedurën për themelimin e zyrës për të rinj. Vetëm 9 komuna kanë Qendra Rinore që funksionojnë në bashkëpunim me format rinore të organizimit. Numri i zyrtarëve rinorë në komuna është zvogëluar për 10 (nga 65 në vitin 2023 në 55 në vitin 2024). Në vitin 2024 vetëm 9 komuna kanë ndarë buxhetin e paraparë me ligj për të rinjtë prej së paku 0,1% nga buxheti i përgjithshëm i komunës”.
Ndërkaq, në vitin 2025 vetëm 16 komuna kanë paraparë buxhet për të rinjtë sipas minimumit të përcaktuar me ligj prej 0,1% nga buxheti i përgjithshëm i komunës. Sipas komunave, buxheti për të rinjtë zakonisht përfaqëson buxhet për manifestime kulturore dhe sportive.
Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRNM)
“Këshilli Rinor për përmirësimin e zbatimit të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore rekomandon miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit dhe miratimin e akteve nënligjore për rregullimin e plotë të të gjitha dispozitave ligjore. Krijimin dhe publikimin e udhëzimeve dhe manualeve veçanërisht në nivel lokal. Profesionalizimi i zyrtarëve rinorë dhe vendosja e mekanizmit Forcimi i kapaciteteve dhe rolit të sektorëve brenda Sektorit për rini në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Vendosja e një zëri të veçantë buxhetor për të rinjtë, me qëllim të përcaktimit të qartë të buxhetit të destinuar për të rinjtë”.
Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore u miratua më më 14 janar 2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe ishte ligji i parë i këtij lloji. Procesi i hartimit të ligjit është shfaqur si gjithëpërfshirës dhe transparent me përfshirje aktive dhe dialog midis të gjithë aktorëve. /SHENJA/