(VIDEO) Kreu i MPB-së për anulimin e pesë urdhërave: Totalisht e jashtëligjshme dhe skandaloze!

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se është absurde dhe e palogjikshme sjellja e Qeverisë teknike, duke anuluar vendimin e tij, i cili kishte urdhëruar që një punjonjës i cili është paraqitur vullnetarisht të ndihmojë në hapjen e post bllokut në Novosellë, që qyetarët të fotografohen atje për dokumentet personale. Sipas ministrit, situata me dokumentet personale është e ndjeshme në këtë periudhë, dhe një sjellje e tillë nga ana e Qeverisë është e mjerushme.
MARKETING
Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme 7:09
“Sjellja e përgjithshme e organit kolektiv të quajtur Qeveri, që nga fillimi i kësaj qeverie teknike, është e çuditshme për të gjithë, si për qytetarët ashtu edhe për institucionet, ndërsa unë lirisht mund të them se është totalisht e jashtligjshme dhe skandaloze”.
Toshkovski vlerëson se nuk mundet të anulohet një urdhër vetëm për një mungesë nënshkrimi.
Pançe Toshkovski, ministër teknik i Punëve të Brendshme
“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të anulohen udhërat, si nuk ju vjen turp, lëre që janë totalisht të painformuar, juridikisht të painformuar, madje edhe të pacipë të flasin për mangësi formale, si nuk ju vjen turp. Nuk kam çfarë të shtoj tjetër rreth kësaj teme”.
Ndërkоhë, kryeministri teknik, Talat Xhaferi, dje ka deklaruar se në urdhërin e dërguar nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, ka pasur mungesë nënshkrimi, kështu që, sipas tij, nëse nuk ka nënshkrim të bashkangjitur, urdhërat anulohen. Xhaferi, tha se Ligji është i qartë dhe se duhet respektuar dhe se tani për tani të tilla janë procedurat në ligj.
Linda Ebibi /SHENJA/