(VIDEO) Kreu i BDI-së alarmon faktorin ndërkombëtar
MARKETING
Nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt botës, letra e hapur e kryetarit të Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, e shkruar disa ditë më parë, synon të alarmojë faktorët ndërkombëtarë për sfidat politike që, sipas tij, rrezikojnë arritjet kyçe të shtetit.
MARKETING
Nga BDI, njoftojnë se Ahmeti, ka përcjellë letrën e tij të hapur për opinionin vendor dhë ndërkombëtar të datës 3 prill, dhe siç thonë nga partia, miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe liderëve botërorë dhe personaliteteve të shquara ndërkombëtare.
TABELË:BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Kryetari Ahmeti thekson përkushtimin e vazhdueshëm të BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe integrimit euroatlantik të vendit. Ai shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit politike që prekin këto arritje, përfshirë heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese”.
Përmes kësaj letre, kryetari Ahmeti kërkon angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Samir Mustafa /SHENJA/

