(VIDEO) Krerët shtetërorë dhe politik urojnë qytetarët

(VIDEO) Krerët shtetërorë dhe politik urojnë qytetarët

Në prag të ndërrimit të motmoteve, liderët politik në vend kanë drejtuar mesazhe urimi për qytetarët. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, theksoi se, Viti i Ri zgjon optimizëm, shpresë dhe lind mundësi të reja. Ajo ka thënë se, kombi maqedonas ka të drejtë t’i tregojë botës fytyrën e tij të vërtetë, të tregojë historinë e tij shekullore dhe të besojë në ëndrrën maqedonase.

Gordana Siljanovska – Davkova, presidente e shtetit

Edhe si njeri edhe si president besoj se ia vlen të luftosh për ligjin, drejtësinë dhe moralin. Duke iu përmbajtur këtyre parimeve, vendet e vogla kanë një shans të përballojnë stuhitë e mëdha në ujërat ndërkombëtar. Për ta mbajtur shtëpinë tonë të përbashkët si mikpritës të mirë”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me video-fjalim të publikuar në profilin e tij në Facebook duke uruar qytetarët tha se, viti që vjen, na ofron mundësinë të punojmë për një shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar, ku çdokush jeton me dinjitet dhe prosperitet.

Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit

Angazhimi i secilit është kyç për të arritur aspiratat tona të përbashkëta. Prandaj, përtej çdo dallimi, le të punojmë bashkë për ta bërë realitet këtë shtet ideal me vlerat tona të përbashkëta. Së fundi, më lejoni që në emrin tim personal, në emër të deputetëve, dhe në emër të Kuvendit, të ju uroj një vit të ri me shëndet, paqe dhe lumturi, për ju e familjet tuaja!”.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij tha se, viti 2024 ishte vit i sfidave, por edhe i fillimeve të reja, ndërsa viti i ardhshëm 2025 “do të jetë vit i rritjes, rendit dhe integrimit, investimit në ekonomi, infrastrukturë dhe arsim “me fokusin e një jete më të mirë për të gjithë”

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Viti 2024 ishte vit i sfidave, por edhe i fillimeve të reja. Populli e zgjodhi të ardhmen dhe na dha mandat për ndryshime. Trashëguam një shtet në gjendje të rëndë, por me punë dhe plan të qartë arritëm rritje prej 3 për qind, rritje të pensioneve dhe pagave, investime të reja dhe projekte për përmirësimin të jetës. Hapëm front kundër krimit dhe korrupsionit dhe vendosëm bazë për zhvillim stabil”.

Qytetarët, përmes një video – mesazhi i ka uruar edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër

Çdokush që ka keqpërdorur, do t’i vuajë pasojat dhe do të përballet me ligjin. Për ata të cilët ende kanë hamendje dhe ngurojnë, jeni të mirëpritur dhe keni mbështetjen time që të punojmë së bashku për çdo sugjerimi për përmirësimin e mirëqenies së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkaq, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar që viti që po vjen, të jetë vit i unitetit dhe solidaritetit, ku qytetarët e të gjitha komuniteteve të bashkohen për një shtet evropian dhe të drejtë

Ali Ahmeti, Lider i BDI-së

Shqiptarët kanë dëshmuar gjithmonë se janë të pathyeshëm përballë sfidave dhe të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë. Në vitin që vjen, do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, për zhvillim dhe për një demokraci që reflekton vlerat dhe potencialin e të gjithë qytetarëve tanë”.

Vitin e ri e kanë uruar edhe partitë e tjera politike.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING