(VIDEO) Krerët e shtetit urojnë besimtarët për Krishtlindje: Paqe dhe mirësi për të gjithë

(VIDEO) Krerët e shtetit urojnë besimtarët për Krishtlindje: Paqe dhe mirësi për të gjithë

Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot i festojnë Krishlindjet, që është njëkohësisht festa më e madhe fetare e tyre. Me këtë rast urimet për besimtarët ortodoks i shprehën edhe krerët më të lartë shtetëror dhe politikanët.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se edhe këtë vit, festat e Krishtlindjes do ta forcojnë besimin dhe shpresën tonë dhe do të na kujtojnë nevojën thelbësore të njeriut për të bërë vepra të mira

Gordana SIljanovska Davkova, presidente

Ne në këtë ditë e hedhim një shikim nga vetja, e vlerësojmë veten dhe e pyesim veten se a sillemi vërtetë me besim ndaj të mirës, ndaj të bukurës ose ndaj dritës. Prandaj është ditë e madhe”.

Edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në urimin e tij shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja.

Afrim Gashi, kryeparlamentar

Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit”.

Kryeministri Hristijan Mickoski, të gjithë të krishterëve ortodoksë ju uron paqe në shtëpitë e tyre, shëndet dhe qetësi në familje, si dhe forcë siç shtotë ai për të vazhduar edhe më të fortë, me përgjegjësi dhe dinjitet.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Të gjithë qytetarëve ju uroj parasegjithash shëndet, lumturi dhe paqe në shtëpi. Kjo është ajo që kemi nevojë dhe kjo është ajo që është me rëndësi për vitin që vijon”.

Në një prononcim për media, urimet i ka ndarë edhe kryetari i LSDM-së Venko Filipçe. Ai uron të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e lirë, ku të rinjtë mund ta shohin të ardhmen.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

Ju uroj festën më të gëzuar të krishterëve.Uroj festa paqësore, festa të gëzuara për të gjithë besimtarët që e festojnë sot këtë festë”.

7 janari është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING