(VIDEO) Krerët e Qeverisë mohojnë pretendimet për survejimin drejtuesve të Frontit Evropian

(VIDEO) Krerët e Qeverisë mohojnë pretendimet për survejimin drejtuesve të Frontit Evropian

Për deklaratën e Kreshnik Bekteshit nga BDI se eksponentë të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it kanë angazhuar persona në institucionet e sigurisë, për të ndjekur hapat politik të Frontit Evropian, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk komenton deklarata të politikanëve të margjinalizuar. Ndërsa, shton se politikanët që kanë kanë keqpërdorur institucionet kanë mbetur në pjesën e errët të historisë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Nuk është serioze të komentojmë deklarata të individëve, ish funksionar. Mendoj se për një gjë të tillë duhet të drejtoheni te institucionet. Me formimin e Qeverisë së re, politikanët që i kanë keqpërdorur institucionet, kanë mbetur në histori, në anën e errët të historisë. Nuk kemi plan të merremi me tema dhe skenare të këtila. Deklarata të politikanëve të këtillë të margjinalizuar nuk do të komentoja.

Kurse, Arben Taravari për deklaratën e Bekteshit tha se janë konspiracione dhe paranoja.

Arben Taravari, VLEN

Nuk besoj që dikush prej Frontit Europian ndiqet. Mua më duken shumë konspiracionistë dhe paranojakë në paraqitjet e tyre. Nuk duhet të kenë frikë, opozita është punë e mirë. Duhet të vazhdojnë me opozitën. I inkurajojë që të jenë sa më aktivë në opozitë, të dalin me ideja të mira, konstruktive dhe të mësohen dalë-ngadalë, se opozitarizmi i pret një periudhë të gjatë me siguri”.

Mickoski ka kohë që paralajmëron se në vjeshtë do të ndodhin trazira, të organizuara nga Fronti Evropian.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING