(VIDEO) Kovaçevskit i kanë mbet edhe 20 ditë, më 28 janar qeveria teknike
Deklarata nacionaliste e populiste, vizita nëpër vendbanime të ndryshme, punësime, akuza e kundër akuza, në këtë mënyrë partitë shqiptare dhe maqedonase kanë nisur fushatën jozyrtare parazgjedhore, për zgjedhjet parlamentare e presidenciale që pritet të mbahen këtë vit.
Përndryshe, më 28 janar, do të nisë të rrjedh afati 100 ditor i Qeverisë teknike, që do të thotë deri atëherë Qeveria teknike duhet të votohet dhe të nisë me punë.
Deputetët nga pushimi dimëror kthehen më 10 janar. Kurse, kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi, pritet të jetë kryetar i Qeverisë teknike. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, një ditë më parë deklaroi se nuk do ta mbështesin Xhaferin për kryeministër dhe as nuk do ta votojnë Qeverinë teknike. Deri tani kjo parti nuk i ka publikuar emrat e zyrtarëve që do të emërohen në postet e Qeverisë teknike 100 ditore. Sipas Mickoskit, partia më 11 janar do të mbaj mbledhje me Komitetin Ekzekutiv dhe Qendror, në të cilin do të diskutohen këto çështje.
Në vendin e Xhaferit, gjegjësisht, Kuvendin do ta drejtoj Jovan Mitrevski, nga radhët e LSDM-së. VRMO gjatë Qeverisë teknike 3 mujore do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale, dhe zëvendës ministra në Shoqërinë Informatike dhe Administratës si dhe në Ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë.
Për këto çështje është paralajmëruar edhe një takim mes liderëve maqedonas, por deri tani ende nuk është mbajtur dhe as nuk ka një datë të rezervuar.
E hapur mbetet edhe çështja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Lidhja Evropiane për Ndryshim, e ka akuzuar Xhaferin për manipulim dhe kanë paralajmëruar bojkot të punës së Kuvendit, nëse nuk zgjidhet kanditati i tyre, për antar të KSHZ-së. Ata i kanë bërë thirrje edhe VMRO-DPMNE-së, që të bëjë presion shtesë dhe të tërheq dy antarët e tyre të KSHZ-së, çështje për të cilën Mickoski tha se po e analizojnë.
Ditëve në vijim pritet dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit dhe e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit.
Partitë ende nuk kanë zyrtarizuar as kandidatët e tyre për kryetar shteti.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vend, pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.
Emine Ismaili /SHENJA/