(VIDEO) Kovaçevski: Vetoja për herë të parë mund të vijë nga partitë brenda

(VIDEO) Kovaçevski: Vetoja për herë të parë mund të vijë nga partitë brenda

Mesazhi kyç për ndryshimet e mundshme kushtetuese është se nëse shikoni diskutimin në komunikimin publik, do të shihni se nuk ka asnjë vërejtje të vetme për amendamentet. Këtë e deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se ato nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti, por bëher fjalë për një ndryshim teknik të Kushtetutës.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Kjo i hedh poshtë gënjeshtrat se populli maqedonas do të bullgarizohet, përveç disa botëve rusë të paguar dhe politikanëve e analistëve të paguar, të cilët duhet ta thonë këtë për hir të mjeteve financiare, por nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”.

Sipas Kovaçevskit, kësaj radhe nuk duhet të kemi frikë nga vetoja nga jashtë, sepse vetoja mund të vijë nga brenda vendit tonë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Nëse deri më tani vetoja për Maqedoninë e Veriut për integrimet euroatlantike vinte nga jashtë, sot për herë të parë vetoja mund të vijë nga brenda nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit dhe historikisht kanë dëshmuar se janë kundër. Për herë të parë, pas 32 vitesh pavarësi, kemi politikanë që thonë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me atë maqedonase. Asnjë politikan nuk e ka thënë ndonjëherë këtë. Do të thotë se ata kanë një plan tjetër në lidhje me integrimin e shtetit”.

“Të huajt nuk mund të kryejnë punët e vendit tonë, kjo është punë që mund ta bëjnë vetëm politikanët e vendit, pavarësisht se nga cila parti vijnë sepse Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër “, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING