(VIDEO) Kovaçevski: Qeveria teknike nuk do të rrëzohet

(VIDEO) Kovaçevski: Qeveria teknike nuk do të rrëzohet

Qeveria teknike në vendin tonë është një fenomen botëror, i cili nuk ekziston askund në botë, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.  Sipas tij, do të ishte një fenomen tjetër botëror nëse rrëzohet një qeveri që është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve. Megjithatë, ish kryeminsitri është bindur se kjo qeveri teknike do të arrijë të organizojë zgjedhje të drejta, fer dhe  demokratike. Kovaçevski po ashtu theksoi se në vend ka disa fenomene, që kanë qenë rezultat i mënyrës së qeverisë së VMRO-DPMNE-së deri në vitin 2016.

MARKETING

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYETAR I LSDM-së

“Një fenomen është qeveria teknike apo e Përzhinos, fenomeni i dytë është PSP-së, që nuk ekziston më, dhe fenomeni i tretë është ATA, që nuk ekziston askund në botë dhe kjo është e gjitha rezultat i mënyrës së qeverisjes së  VMRO-DPMNE-së deri në vitin 2016”.

Sipas Kovaçevskit, Qeveria Teknike do të mund t’i menaxhojë gjërat normalisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve, duke përmendur si shembuj se dje, siç tha ai, problemi me fondin e sigurimeve shëndetësore është zgjidhur me propozim të ministrave të LSDM-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING