(VIDEO) Kovaçevski në Spanjë: Zgjerimi në krye të agjendës
Mendoj se jemi në një pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh që bisedimet me BE-në i kemi filluar vitin e kaluar. Kështu dekalroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, i cili në focus ka zgjerimin e Unionit.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Sot përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm të komunitetit politik evropian. Praktikisht ka përfaqësues të të gjitha vendeve evropiane, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë. Një nga temat kryesore që ka rëndësi më të madhe për ne është zgjerimi i BE-së.Ju e dini se agjenda e BE-së pas një kohe të gjatë është zgjerimi. Normalisht do të diskutojmë tema që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe vendosjen e inteligjencës artificiale, të gjitha me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”.
Tashmë është e qartë për të gjithë se Gjermania dhe Franca kanë përgatitur një dokument pune që u referohet atyre ndryshimeve strategjike që duhen bërë. Ai tha se nuk mund ta komentoj këtë për momentin, sepse është një dokument pune që nuk është finalizuar, prandaj e lë që ta komunikojnë ata, megjithëse thotë se ka parë se ajo që shkruhet në vetë dokumentin e punës është pozitive për vendin tonë dhe vendet e rajonit.
Ai shpreson që të ketë takim dypalësh me Kryeministrin e Holandës, Kryeministrin e Irlandës dhe zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian.
Emine Ismaili /SHENJA/