(VIDEO) Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen

(VIDEO) Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen

Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të ekspertëve dhe punën e tyre, praktikisht do të fillojë procesi, i cili më pas normalisht do të hyjë në procedurat e parapara me ligj, deklaroi  sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai potencoi se vendi ynë ka kapacitet demokratik si dhe vizion evropian.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre, praktikisht do të fillojë procesi që më pas do të hyjë, normalisht, edhe në procedurat që janë paraparë me ligj. Unë mendoj se shteti ynë ka kapacitet, para se gjithash demokratik, edhe kapacitet europian dhe vizion. Ky vendim që nevojitet për vazhdimin e rrugës tonë europiane nuk do të jetë peng i karrierës personale të vetëm një njeriu në shtet, i cili është i gatshëm që për karrigen personale të rrezikojë ndërprerjen e një procesi që do të thotë sigurim i plotë i anëtarësimit në BE”.

Kryeministri nuk u përgjigj se kur do të formohet komisioni që do të punojë për ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski tha se do të mbetemi te bllokuar nëse deri në nëntor nuk e ndryshojmë kushtetutën.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

”Në rast se nuk arrijmë që të ndryshojmë kushtetutën deri në fund të nëntorit, ne sërish do të jemi të bllokuar.  Zgjidhja e vetme që të vijmë deri tek 2/3 e votave duhet të bisedojmë me përfaqësuesit e opozitës”.

Ekipi për përgatitjen e amendamenteve kushtetuese do të formohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe në të është paraparë  të jenë ekspertë  të fushës së së drejtës kushtetuese dhe ligjit dhe përfaqësues të partive politike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING