(VIDEO) Kovaçevski: Me kapjen e Palevskit u dëshmua koordinimi ynë me ndërkombëtarët

Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtarë në të gjitha fushat u tregua edhe në zbardhjen e suksesshme të vrasjes së tmerrshme të dyfishtë që tronditi Maqedoninë e Veriut, rajonin dhe opinionin ndërkombëtarë. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Brukseli, për kapjen e Lupço Palevskit-Palço, në Turqi.
MARKETING
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Mbrëmë ministri jonë i Punëve të Brendshme Spasovski, mori njoftim nga kolegët në Republikën e Turqisë se kreatori dhe kryerësi i drejtëpërdrejtë i tragjedisë, është kapur dhe privuar nga liria në territorin e tyre, në pajtim me njoftimet e tyre operative që i kishte policia jonë me rrugën e lëvizjes së të dyshuarit, prej që një ditë më herët, më 14 dhjetor 2023, u lëshua fletëarrest urgjent ndërkombëtarë nga ana e Intepolit”.
Ai njëkohësisht dërgoi falenderime për bashkëpunimin e suksesshëm të partneritetit me Turqinë, Serbinë dhe Bullgarinë, në territoret e të cilave shtete ka lëvizuar i dyshuari, si dhe deri te Kroacia, e cila me vetëiniciativë ka kryer kontrollë në territorin e saj dhe i ka njoftuar shërbimet e saj partnere me vendin dhe për bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer në korrniza të Interpolit.
Emine Ismaili /SHENJA/