(VIDEO) Kovaçevski: Impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në ballkan

(VIDEO) Kovaçevski: Impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në ballkan

Zyrtarët shtetërorë sot kanë hapur zyrtarisht centralin më të madh privat fotovoltaik në Ballkan “FEC Novaci” me kapacitet prej 55 megavat dhe prodhim të projektuar vjetor prej 85.000 megavat-orë rrymë elektrike. Centrali, siç u tha, do t`i kënaq nevojat vjetore me rrymë elektrike për 30.000 familje. Kryeminsitri i vendit Dimitar  Kovaçevski deklaroi se impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në Ballkan. Sipas tij, me mbi 280 ditë me diell dhe me potencialet e ujit dhe të erës, mundësuan pavarësinë energjetike të vendit. Në këto dy vite ai thot  se kanë  krijuar pothuajse 450 megavat energji të rinovueshme.

DIMTIAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Stabiliteti në sigurimin e energjisë elektrike nëpërmjet të gjitha resurseve të disponueshme është prioriteti ynë. Kemi potencialet natyrore; ujë, erë, mbi 280 ditë me diell cdo vit, që është mbi mesataren evropiane dhe nga vendi nisim të krijojmë qendër të gjelbërt energjetike në Evropë” 

Kovaçevski  shtoi se Maqedonia e Veriut ka një plan ambicioz për kalimin në teknologji të pastra, dhe braktisjen e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, që aktualisht është më e përhapura, nëpërmjet konceptit të investimeve strategjike.

I pari i qeverisë gjithashtu foli edhe për benifitet që fitojnë qytetarët me antarsimin në NATO. Sipas tij,  hyrja në NATO konfirmon se numri dhe sasia e investimeve në vend janë në rritje në të gjitha industritë, veçanërisht në fushën e energjisë. Kjo siç thot Kovaçevski,  është arsyeja pse ne kemi nevojë për një rajon paqësor, të qëndrueshëm, të bashkuar që një ditë së shpejti do të bëhet pjesë e tregut evropian prej 500 milionë banorësh.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING