(VIDEO) Kovaçevski i kërkon Mickoskit të mos bëjë marketing me rrugën drejt BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Bratisllavа ka deklaruar se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, do të diskutohen dy gjëra – vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Është diçka për të cilën do të diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe ekipin e tij, sepse do të jetë një takim në të cilin do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjejmë një mënyrë që ata në mënyrë praktike ta mbështesin këtë vendim, sepse ky vendim është praktikisht një votë për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon dhe nuk mund t’i nënshtrohet kalkulimeve politike ditore apo marrjes së pikëve politike”.

Kovaçevski, në një deklaratë për MIA, theksoi se e ardhmja e qytetarëve, e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme, është shumë më e rëndësishme se karriera e çdo politikani dhe në marrjen e vendimeve të tilla duhet të tejkalohen dallimet personale dhe ideologjike, sepse ky është obligim i të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve në Kuvend. Kovaçevski thotë se është optimist racional dhe se beson në arritjen e qëllimit, anëtarësimin në BE.

Ndëkohë, kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickoski tha se do të marrë pjesë në takim sepse beson se sa herë që diskutohet për ardhmërinë e vendit është e nevojshme të marrë pjesë dhe se në të njëjtën kohë dëshiron që “kryeministri të jetë i vetëdijshëm për kohën pasi që ndryshimet kushtetuese dështojnë” . Megjithatë, Mickoski tha se nuk ka shpresa të mëdha nga një takim i tillë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING