(VIDEO) Kovaçevski i bindur se nuk do të mungojnë deputetët për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Kovaçevski i bindur se nuk do të mungojnë deputetët për ndryshimet kushtetuese

 “Në fund nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese”.

 

Kështu deklaroi dhe siguroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.  Siç u shpreh Kovaçevski,  dy e treta e  deputetëve është e nevojshme për vazhdimin e mëtejmë të rrugës eurointegruese të vendit. Të gjitha ata që janë antarë të Qeverisë, shtoi më tej kanë obligim ta mbështesin integrimin evropian të vendit.

Dimitar Kovaçevski, kryeminisër

“Unë çdoherë kam besuar në realizimin e qëllimit dhe kam punuar që qëllimi të arrihet. Njejtë ishte edhe me atë nëse do të arrijmë t’i fillojmë bisedimet me Bashkimin Evropian dhe a do të fitojmë korrnizë negociuese. Ne korrnizë negociuese fituam vitin e kaluar, kur shumë pak besuan se do ta fitojmë. Unë besova se do të fitojmë dhe fituam në ditën e fundit të udhëheqjes franceze, mbajtëm konferencë ndërqeveritare, filloi skriningu, sigurisht i njejti do të mbaroj me sukses dhe kur të votohen ndryshimet kushtetuese ne do të mund ti hapim të gjitha kapitujt”.

Për këtë çështje pati reagim nga VMRO-ja opozitare.

VMRO-DPMNE

“Me çfarë fytyre Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së udhëheqin fushatë se ata janë për Evropë, kur Maqedoninë e tronditi skandali me Klinikën e Onkologjisë dhe biznesin me terapinë, në kurriz të qytetarëve”.

Përndryshe, debati për ndryshimet kushtetuese ka nisur dhe përfunduar më 18 gusht. Kurse ende nuk dihet se kur do të bëhet votimi. Qeveria dhe kryeparlamentari kanë thënë se seanca do të thirret pasi ta sigurojnë 2 të 3 e nevojshme. Kurse opozita ka reaguar se në këtë mënyrë po bëhet shkelja e rregullores së Kuvendit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING