(VIDEO) Kovaçevski: Data e zgjedhjeve do të caktohet pas konsultimit me të gjitha partitë politike

(VIDEO) Kovaçevski: Data e zgjedhjeve do të caktohet pas konsultimit me të gjitha partitë politike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se do të kemi zgjedhje të rregullta dhe data e tyre do të duhet të konsultohet me të gjitha partitë politike në Kuvend.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Sa i përket vetë zgjedhjeve, mendoj se kryetari i VMRO-DPMNE-së po bën një shkëmbim tezash, sepse ai tha se do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe unë thashë se do të ketë zgjedhje të rregullta. Dhe përfundimisht do të kemi zgjedhje të rregullta. Kjo do të thotë se ajo që kam thënë ka mbetur e njëjtë që nga dita e parë kur kemi folur për zgjedhjet, sepse për dy vjet VMRO-DPMNE ka thënë çdo tre muaj se do të kemi zgjedhje të parakohshme, gjë që de fakto dhe de juro nuk ka ndodhur”.

Kovaçevskii theksoi se kur të arrihet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të gjithë, atëherë mund të fillojnë afatet dhe organizimi i zgjedhjeve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

 “Ai proces normalisht do të jetë i hapur gjatë javëve dhe muajve në vijim dhe kur të arrihet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të gjithë, atëherë mund të fillojnë afatet dhe organizimi i zgjedhjeve, sepse sigurisht që do të kemi zgjedhje, duke i pasur parasysh obligimet ligjore dhe kushtetuese,  dhe mandatin e të gjithë funksionarëve në Kuvend dhe kryetarit të shtetit.

Lideri I VMRO-DPMNE-së vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe së fundmi i propozoi qeverisë që pranverën e ardhshme të zgjedhë një datë mes dy festave më të mëdha fetare, në të cilat me një shpenzim do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi I dytë I zgjedhjeve presidenciale.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING