(VIDEO) Kosovë, nis “Epopeja e UÇK-së”

(VIDEO) Kosovë, nis “Epopeja e UÇK-së”

Ushtarët e FSK-së janë rreshtuar sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë fjalimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo epope ka vetëm një adresë lirinë nga pushtuesi serb dhe një horizont bashkimin.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Që nga çlirimi i atdheut tonë në qershor 1999 dhe deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmoreve dhe martirëve të popullit tonë ka qenë dhe vazhdon të mbete fuqizimi i ushtrisë së Kosovë, sot me ngazëllim mund të konstatoj se qysh nga viti 1989 kur Adem Jashari me shok filluan të flasin e të punojnë për në ushtri të Kosovës dhe deri sot kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fort, më të armatosur, me ta pajisur dhe më të trajnuar se sa sot”

Presidentja Vjosa Osmani, tha se epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës, sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë.

VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS

Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj në kalendar është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri. Ky është vendi ku trashëgimia e komandantit legjendar Adem Jashari nuk është thjeshtë një kujtim, por është frymëzim për brezat e ardhshëm të ushtrisë sonë për gjithë kombin. Në kohët me të errëta ata ndezën dritën e shpresës, në sfida më të mëdha ata gjetën rrugën për të ecur përpara, ata u bënë mburojë”

Për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë uruar edhe krerët e partive opozitare në Kosovë. /SHENJA/

 

MARKETING