(VIDEO) Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka rekomandim për statusin e kandidatit

(VIDEO) Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka rekomandim për statusin e kandidatit

Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka rekomandim për statusin e kandidatit nga vendet e rajonit. Megjithatë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se është e rëndësishme që Kosova ka aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evorpian. Ajo po ashtu u shpreh se për Kosovën tash është me rëndësi që të ecet drejt zbatimit të obligimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo do të jetë një hap i madh përpara.

Ursula Von der Leyen, presidente e KE-së

“Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën që ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkuar BE-së dhe ne jemi shumë të qartë nga ajo që presim nga Kosova dhe çfarë vendi mund të marrë. E kemi diskutuar kur isha në rajon zbatimin e draft-statutit dhe ky zbatim do të jetë një hap i madh përpara. Do të jetë në interes të Kosovës”.

Komisioni Evropian ka publikuar progres raportin për Shqipërinë duke vlerësuar se vendi ka bërë progresin e nevojshëm për të zhvilluar konferencën e dytë ndër qeveritare.

Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian me Ukrainën, ndërsa rekomandoi gjithashtu hapjen e bisedimeve me Moldavinë, pasi t’i përmbushë kushtet përfundimtare.

Për Gjeorgjinë, shtoi KE-ja, iu rekomandua dhënia e statusit zyrtar të kandidatit, nëse i plotëson kushtet e mbetura të përcaktuara nga blloku.

Komisioni Evropian rekomandoi edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës me BE-në, kur të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret për anëtarësim. Komisioni do t’i raportojë Këshillit deri në mars 2024 për çdo progres.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING