(VIDEO) Koshta: Nuk ka plan “B”, ndryshojeni kushtetutën!

(VIDEO) Koshta: Nuk ka plan “B”, ndryshojeni kushtetutën!

Zgjidhja e problemeve bëhet nëse i identifikojmë ato, por nëse i përmbahemi formaliteteve, problemet nuk do t’i zgjidhim asnjëherë. Kështu ju drejtua kryeministri Hristijan Mickoski kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Koshtas, të cilit ja bëri të qartë se pa garanci që nuk do ketë kërkesa të reja ndryshime kushtetuese nuk do ketë. Por, në anën tjetër, po aq decid ishte edhe Koshta, i cili tha se Plan B nuk do të ketë, por plotësoni atë që është dakorduar në vitin 2022. Në pres konferencën pas takimit mes tyre që zgjati për më shumë se 1 orë nga sa ishte planifikuar të zgjaste, Koshta dhe Mickoski, sa falenderonin njëri tjetrin për përpjekjet e bëra në rrugën eurointegruese, poashtu jepnin edhe deklarata thumbuese.

MARKETING

Antonio Koshta, kryetar i Këshillit Evropian

“Kur pyesni për garancitë, është e qartë se ajo që është rënë dakord është rënë dakord dhe tani nuk ka asgjë tjetër për të negociuar, nuk ka vend për të kërkuar asgjë më shumë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë planin A dhe duhet të përqendrohemi në atë plan. Ne e dimë se cilat janë kriteret e Kopenhagenës, ne e dimë se cilat reforma duhet të përfundojnë, ne e dimë se çfarë u ra dakord në vitin 2022 dhe tani duhet ta zbatoni këtë”.

Porosinë që e dha zotri Koshta, Mickoski tha se e kemi dëgjuar vazhdimisht shumë vite. Kryeministri përsëriti se integrimi evropian duhet të bazohet në vlerat evropiane, jo në çështje dypalëshe, dhe se ky proces duhet të jetë dypalësh duke shtuar se vendi ynë ka bërë mjaftueshëm në emër të procesit eurointegues.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Kjo është rrugë me dy kahje. Nëse njëra palë ofron vazhdimisht dhe tjetra asgjë, atëherë nuk ka qëllim, nuk ka poentë. Kemi bërë mjaftueshëm ne si shtet, në emër të proceseve eurointegruese, ndryshuam flamurin, emrin, Kushtetutën, prandaj them se kjo rrugë është shumë frustruese dhe ende nuk ka nisur, është atje ku ishim para 20 viteve”.

Kosta është takuar edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Kosta qëndroi në Shkup pasi vizitoi Beogradin, Sarajevën, Podgoricën dhe Prishtinën, dhe do ta përfundojë turneun e tij ballkanik në Tiranë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING