(VIDEO) Korridori 8, opozita: Qeveria po e largon gjuhën shqipe nga tabelat

(VIDEO) Korridori 8, opozita: Qeveria po e largon gjuhën shqipe nga tabelat

Koridorri 8 sërish bëhet shkak për tu përplasur partitë politike në vend, vetëm se tani janë ndërruar rolet. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se po punohet me dinamikë të përshpejtuar në ndërtimin e autostradave që janë pjesë e Korridorit 8. Ai madje është shprehur optimist se disa prej tyre do të përfundojnë para kohe, marrë parasysh dinamikën e punës.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Me tempo të fuqishme po punohet në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan. Është hapur front. Më shumë se 75% nga fronti për punë është hapur. Punohet me dinamikë të pandërprerë, një numër i madh i aktiviteteve do të realizohen këtë vit”.

Njejtë deklarojnë edhe nga koalicioni VLEN.

VLEN

Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar. Një nga një, problemet mund të zgjidhen, duhet dhe do të zgjidhen! Ky është angazhimi i VLEN-it, dhe ky angazhim mori formë konkrete me vënien në funksion të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, si pjesë e Korridorit 8, një nga projektet më strategjike për zhvillimin e vendit”.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, akuzon qeverinë se po e largon gjuhën shqipe nga tabelat e korridorit 8. Siaps tyre, këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar – gjuhës shqipe.

AELANCA PËR SHQIPTARËT-KRAHU I ZIADIN SELËS

Të heqësh shqipen nga tabelat, dokumentet zyrtare dhe komunikimi publik, në një shtet që pretendon se respekton Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të thotë të mohosh bashkëjetesën, të fyesh një komunitet të tërë dhe të nxisësh ndasi etnike me pasoja afatgjata për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror”.

Për heqjen e tabelave në gjuhën ka reaguar edhe ASH-ja e Taravarit. Sipas tyre mungesa e shqipes në mbishkrimet zyrtare të këtij aksi është një skandal institucional dhe një akt flagrant diskriminimi.

AELANCA PËR SHQIPTARËT-KRAHU I ARBEN TARAVARIT

Përfaqësuesit e grupimit FLEN, të pranishëm në inaugurim, nuk dhanë asnjë reagim ndaj këtij skandali. Përkundrazi, u panë të garonin pas gërshërëve ceremoniale, për të dalë në fotografi me shiritin e kuq në dorë, sikur të ishin protagonistë të një projekti që është konceptuar dhe nisur gati dy dekada më parë”.

ASH e Taravarit akuzon koalicioni shqiptar të qeveri se vazhdon të përvetësojë projekte të huaja dhe të heshtë para degradimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun, që pjesë integrale e Korridorit 8, ku morrën pjesë zyrtarët shtetëror.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING