(VIDEO) Kontrolle në klubet e Manastirit, të rinjtë kapen me drogë dhe alkool

(VIDEO) Kontrolle në klubet e Manastirit, të rinjtë kapen me drogë dhe alkool

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se nënpunësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshe-Manastir, kanë  kryer kontroll në zonën e Manastirit në objekte gastronomike , ku në një objekt në Manastir janë gjetur 50 të mitur pas mesnate, nga të cilët 18 kanë konsumuar alkool. Nga MPB sqarojnë se ata u janë dorëzuar prindërve dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojnë raportet përkatëse.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Me datë 15.09.2023, në ora 22:15, nëpunës policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria L.K.(31) nga Shkupi dhe V.M.(22) nga Manastiri në një objekt gastronomic në Manastir, te të cilët është gjetur një lëndë pluhuri e bardhë”.

Aksion të njejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ka pasur edhe në zonën e Prilepit, ku është kryer kontroll në objektet gastronomike, ku në një lokal në Prilep pas mesnate është gjetur një i mitur, i cili u është dorëzuar prindërve të tij dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING