(VIDEO) Konstituohet Kuvendi, Afrim Gashi zgjidhet kryetar

(VIDEO) Konstituohet Kuvendi, Afrim Gashi zgjidhet kryetar

Me 76 vota pro, 6 kundër e asnjë abstenim, kryetar i ri i Parlamentit u zgjodh Afrim Gashi, pasi një ditë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Alternativës.

Në debatin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, të ashpër në deklarata dhe të zhurmshëm ishin deputetët e Levicës. Ata hodhën sërë akuzash ndaj Afrim Gashit, koalicionit Vlen dhe VMRO-së. Debati dhe votimi i Afrim Gashit, u bojkotua nga deputetët e Frontit Evropian, të cilët në krye me Ali Ahmetin e lëshuan sallën që në fillim të seancës.

Për bojkotin e tyre dhe akuzat e Levicës, kryparlamentari i sapozgjedhur Afrim Gashi tha se nuk dëshiroj të komentoj për këtë, por shtoi se ai si kryetar do të shtrijë dorën të gjitha partive politike.

Afrim Gashi, kryeparlamentar

“Unë prej këtij momenti jam kryetar i Kuvendit dhe do të bëjë ­çmos që dora ime të jetë e shtrirë ndaj të gjitha subjekteve politike. Nuk do merrem me kualifikime dhe komente politike dhe përcaktimeve të ndonjë subjekti, secili e ka të drejtën e vet, të qëndroj, të mos qëndroj, të votoj, të kritikoj. Unë do ta respektoj të drejtën e secilit”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në deklaratën e tij në foltoren e Kuvendit, kërkoi falje ndaj qytetarëve, që është dashur të dëgjojnë deklaratat që sot dhanë deputetët e Levicës.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Dua fillimisht të ju kërkoj falje opinionit dhe qytetarëve për atë që e dëgjuan nga disa prej kolegëve të mi deputet të partis ‘Levica’. Më vjen keq per ato që e ndjeki kanalin e Kuvendit të jenë deshmitarë për sjellje që duhet të jenë të një shtëpie demokratike dhe jo një shtëpi që disa pjesëtarë mundohen të krijojnë një shoë real, që do ja vendosin vetë titullin dhe pastaj përmes disa klipeve në rrjete sociale do të mundohen të ju devalvojnë juve deputetë, por edhe juve qytetarë që në zgjedhjet e para disa jvëve dolët dhe në mënyrë masive e përkrahët Qeverinë e re”.

Kryetari i Levicës akuzoi Gashin për maqedonofobi, se i pengon himni maqedonas dhe se do ta kosovarizoj Kuvendin, pasi sipas tij VLEN ka “platformë kosovare”.

Dimitar Apasiev, kryetar i Levicës

Nuk kemi problem me atë që Afrim Gashi është shqiptar, kemi problem që është neoballist dhe maqedonofob. Ju po bëni kosovarizim të Maqedonisë. Nuk do të ketë Kuvend në botë, ku do të flitet gjuha maqedone. Ju gëzoheni fshehurazi që LSDM i ka kryer të gjitha punët e pista, por jo të nderuar, te e drejta penale ka term që quhet ‘bashkëpjesëmarrje’. Ju ishin bashkëpunëtorë në të gjitha punët e pista të tyre”.

Kuvendi paraprakisht miratoi edhe mandatet e 118 deputetëve të Kuvendit, ndërsa për 2 deputetë ende është në proces certifikimi i tyre përshkak të ankesave, që pasuan nga rivotimi më 22 maj ku Fronti humbi një deputet dhe Vlen-i fitoi një. Kryeministri teknik Talat Xhaferi edhe pse ju verifikua mandati, tha se do të vazhdoj të jetë në krye të Qeverisë deri në formimin e përbërjes së re qeveritare. Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, kërkoi të mos i verifikohet mandati i deputetit, pasi zgjedh të vazhdoj të mbaj postin e kryetarit të Tetovës. Seancën konstituive e udhëhoqi Merita Koxhaxhiku, pasi sipas rregullores së Kuvendin, seancën e kryeson deputetja më e vjetër në Kuvend.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING