(VIDEO) Konstituohet grupi punues për reformat në kodin zgjedhor

(VIDEO) Konstituohet grupi punues për reformat në kodin zgjedhor

Grupi punues i krijuar nga Ministria e Drejtësisë për refromat në kodin zgjedhor ka mbajtur sot senacën e parë konstituive. Detyra e parë e saj është zbatimi i rekomadimeve dhe vëreјtjeve nga OSBE/ODIHR dhe më pas hartimi i një Kodi Zgjedhor krejtësisht të ri.  Aleksandar Novakovski, kryetar i grupit punues tha se është optimist se do të respektohen afatet, respektivisht ndryshimet për kodin zgjedhor të bëhen gjashtë muaj para mbajtjes së zgjеdhjeve.

Aleksandar Novaksovski, kryetar i grupit punues për Kodin Zgjedhor

“Sot mendoj se kemi rënë dakord për disa gjëra që janë kyçe për suksesin e punës së këtij grupi, e kjo është që të fillojme me vërejtjet e OSBE-ODIHR-it dhe më pas të punojmë për kodin e ri zgjedhor. Për sa i përket pjesëmarrjes jam optimist në mënyrën e punës sepse shohë që përfaqësuesit në grupin e punës janë njerëz të kësaj fushe dhe kanë kohë që të punojnë për këtë çështje. Shpresoj se do të dalim me një propozim dhe do të arrijm të përmbushim afatet e përcaktuara, që ndryshimet të zbatohen brenda një periudhe gjashtë mujore para zgjedhjeve”

Ministri i Drjetësisë, Krenar Lloga i pyetur nëse është i mundur konsesusi për një njësi zgjdhore, tha se për momentin modeli zgjedhor nuk është prioritet. Për VMRO-DPMNE-në, e cila i bëri thirrje qeverisë që fillimsht të dalë me një propozim për një njësi zgjedhore dhe më pas të përfshihen në finalizmin e projeкtligjit, Lloga tha se propozimi i tyre do të merret parasysh.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Modeli nuk është prioritet ynë, mbetet të kemi një tekst të rafinuar të këtij Kodi Zgjedhor, si dhe të futen të gjitha vërejtjet e OSBE-së dhe ODIHR-it. VMRO-DPMNE ka shprehur qënrimin e tyre se do t’i votojnë rë gjitha këto dnryshime, ndërsa grupi i punës do të marrë parasyshë të gjitha qëndrimet e tyre, njëkohësisht edhe unë i bëj thirrje që të jenë pjesë e grupit, dhe të mos shqetësojnë publikun me këto gjëra përmes mediave”

Ndërsa, Arbër Ademi, deputet nga radhët e BDI-së tha se janë të hapur të bisedojnë për çfardo lloj modeli të zgjedhjeve në baza të argumenteve.

Arbër Ademi, deputet i BDI-së

“Në rradhë të parë na duhet konsenzus, konsenzus të gjërë ndëretnik, e ndërpartiak, i cili do të pasqyrojë realitetin heterogjen të shoqërisë. Sot nuk u lëshuam në diskutimet që kanë të bëjnë me modelin zgjedhor dhe ky grup punues nuk është i themeluar ekskulizivisht të diskutojë vetëm për këtë çështje por edhe shumë çështje tjera  të cilët janë të një rëndësie etnike. Ne jemi të hapur mbi baza të argumeteve të diskutojmë për çfardo llojë modeli”

Një njësi zgjedhore në vend të gjashtë që janë ekzistuese, është prioritet për partitë më të vogla politike, dhe deri më tani LSDM-ja e ka mbështetur, por nuk ka pasur pëlqimin e partive nga blloku shqiptar.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING