(VIDEO) Konflikti Iran-Izrael, akademiku Taki Fiti: Zgjatja e luftës e prek edhe RMV-në

Nëse vazhdon konflikti i armatosur mes Iranit dhe Izraelit, do të ketë pasoja dhe mund të shfaqen tendenca inflacioni,dhe kjo është një rrezik për Maqedoninë e Veriut. Kështu vlerëson akademiku Taki Fiti, i cili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të sotme “Rritja e gjelbër – me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut” të organizuar nga ASHAM. Sipas tij, kjo është një çështje e lidhur me gjeopolitikën, ndërsa peizazhi gjeopolitik po ndryshon shumë shpejt në kushtet moderne.
MARKETING
Taki Fiti, akademik
“Kur ndodhi kriza energjetike, ne kishim një shkallë pak më të lartë të inflacionit në krahasim me vendet e tjera, fillimisht për shkak të strukturës së tillë të ekonomisë sonë dhe varësisë së lartë nga importi për shumë produkte dhe për energji, kështu që kur rriten çmimet në ato vende, kjo inflacion importohet edhe tek ne. Varet sa do të zgjasë lufta, ajo do t’i rrisë kostot e prodhimit për të gjitha bizneset, dhe kjo është një problem shumë serioz”.
Në ndërkohë, mbrëmë në Shkup kanë arritur qytetarët e parë të Maqedonisë së Veriut të evakuuar nga Izraeli, pasi kërkuan ndihmë urgjente nga Qeveria për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se pas fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, gjithsej 28 qytetarë maqedonas kanë kërkuar evakuim.
Anida Murati /SHENJA/