(VIDEO) Konferencë për financimin e zgjedhjeve, Hulman: Kodi zgjedhor të ndryshohet në kohë

(VIDEO) Konferencë për financimin e zgjedhjeve, Hulman: Kodi zgjedhor të ndryshohet në kohë

Ambasadorja e Zvicrrës në vendin tonë Veronik Hulman vlerëson se ndryshimi i Kodit Zgjedhor në kohë dhe në mënyrën e duhur, do të kontriboj në organizimin më të mirë të zgjedhjeve. Ajo theksoi se organizimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike është shumë me rëndësi.

Veronik Hulman, ambasadore zvicerrane në RMV

Shpresojmë se rekomandimet e Komisionit të Venedikut si dhe konkluzionet e Entit Shtetëror të Revizionit do të merren parasysh gjatë ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor, kështu që ndryshimi i duhur dhe në kohë i Kodit Zgjedhor të kontribuojnë në organizimin e zgjedhjeve më të mira. Shpresojmë se ajo do të ndodh në kohë”.

Ndërkohë, drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit Maksim Acevski u ndal tek dobësitë sistematike në pjesën e rregullimit të metodës së pagesës së donacioneve, gjë e cila siç theksoi ai, lë mundësinë që donacionet t’i paguhen fituesit të zgjedhjeve, dhe jo të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Maksim Acevski, Enti Shtetëror i Revizionit

Ende ka situata që duhen tejkaluar në aspektin e dobësive sistematike, siç është rregullimi i mënyrës së pagesës së donacioneve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare. Legjislacioni ynë u lejon personave të caktuar juridikë dhe fizikë të paguajnë donacione pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, dhe sigurisht, pasi rezultatet të dihen, mbetet mundësia që kushdo që është i interesuar t’i paguajë fituesit, dhe jo të gjithëve në mënyrë të barabartë”.

Për zgjedhjet e fundit Acevski u shpreh se nuk kanë konstatuar shkelje të mëdha. Konstatimi i përgjitshëm i Revizionit është se 77% e reklamimit të paguar politik për zgjedhjet presidenciale është financuar nga buxheti i shtetit, përmes KSHZ-së, kurse për zgjedhjet parlamentare rreth 67%. Gjithahshtu shtoi se nga 60 parti vetëm 4 nuk i kanë përmbushur afatet ligjore për dorëzimin e raporteve financiare dhe raporteve të donacioneve.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING