(VIDEO) Komunat shpenzuan 190 milionë euro në tenderë

(VIDEO) Komunat shpenzuan 190 milionë euro në tenderë

Hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile tregon se të tetëdhjetë komunat në vend dhe Qyteti i Shkupit në vitin 2024 kanë shpenzuar një rekord prej 190 milionë eurosh në tenderë.

Sipas hulumtimit, janë lidhur gjithsej 4006 kontrata për prokurime publike dhe vetëm në vitin 2024 vlera e tenderëve komunalë është rritur për 16 %, ose për 26 milionë euro. Rritjen më të madhe të vlerës së tenderëve e kanë komunat Gazi Babë, Aerodrom dhe Kisella Vodë.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

Qyteti i Shkupit për herë të parë e humbi primatin dhe, me një rënie vjetore të vlerës së tenderëve prej 11,5 milionë eurosh, gjendet në vendin e gjashtë. Komunat kanë lidhur kontrata për prokurime publike me 1 210 kompani. Madje një e katërta e vlerës totale të tenderëve lokalë ka përfunduar vetëm tek 10 kompani”.

Hulumtimi tregon se në krye sipas vlerës së përgjithshme të kontratave është kompania EDS (Energy Delivery Solutions) me kontrata me vlerë prej 500 milionë denarësh, rreth 8 milionë euro.

Komunat kanë shpenzuar për prokurime publike mesatarisht 28 % të buxheteve të tyre. Vlerën më të madhe të prokurimeve për banor e ka Komuna e Dojranit – 675 euro, ndërsa më të voglën Qyteti i Shkupit – vetëm 14 euro.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

Rritjen më të madhe të vlerës së prokurimeve publike në vitin 2024 e ka Komuna e Gazi Babës me rreth 5,7 milionë euro. Pas saj është Komuna e Aerodromit me rritje vjetore prej 5,4 milionë euro, më pas Komuna e Kisella Vodës me 4,9 milionë euro. Vijojnë komunat manastir, Gjorçe Petrov dhe Shtip me rritje rreth 3 milionë euro, Strumica me 2,8 milionë euro, Velesi me 2,2 milionë euro dhe Ohri me 2 milionë euro”.

Në 29 komuna u shënua rënie e prokurimeve, me rënien më të madhe në Shkup, Qendër, Radovish, Tetovë dhe Karposh. Hulumtimi po ashtu tregon se në gjysmën e komunave, një e treta e prokurimeve publike të realizuara në vitin 2024 janë kryer nga vetëm një kompani. /SHENJA/

MARKETING