(VIDEO) Komuna e Çairit bëri pastrim gjeneral për Bajram
MARKETING
Në vigjilje të festës së Fitër Bajramit në orët e vona të mbrëmjes është realizuar një aksion pastrimi gjeneral në të gjithë territorin e Komunës së Çairit.Aksionin e udhëhoqi vet kryetari i Komunës, Izet Mexhiti në koordinim me Ndërmarrjen Publike. “Hgijiena Komunale”, Ndërmarrjen Publike, “Parqe dhe Gjelbërime”, si dhe Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari”.
MARKETING
Mexhiti deklaroi se Komuna e Çairit çdo ditë angazhohet për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike, ndërsa ky angazhim po intensifikohet edhe më shumë.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Ashtu siç është traditë në familjet tona, në prag të festës së Bajramit, pra pastrohen shtëpitë dhe oborret, të njëjtën mënyrë po e pastrojmë në mënyrë gjenerale, Komunën e Çairit, rrugët dhe rrugicat, ditëve në vijim, me theks të veçantë, një pastrim gjeneral të Çarshisë së Vjetër, të oborreve të xhamiave, krejtë ajo që është hapsirë publike”.
Sipas Mexhitit, është përgjegjësi institucionale që qytetarët ta presin festën e Bajramit në një ambient të pastër, të rregullt dhe dinjitoz.
Ndryshe, mbledhja e mbeturinave mbetet problem dhe sfidë serioze për institucionet lokale, për të vënë në kontrollë këtë gjë, Qyteti Shkupit ka marrë vendim për ndalimin e hedhjes së mbeturinave pas orës 22:00.
Mevludin Imeri /SHENJA/

