(VIDEO) Komuna e Çairit akuzon ministrinë e arsimit se ka shkurtuar bllok-dotacionet për arsimin fillor

(VIDEO) Komuna e Çairit akuzon ministrinë e arsimit se ka shkurtuar bllok-dotacionet për arsimin fillor

Drejori i Financave në komunën e Çairit, Blerim Sulejmani, së bashku me drejtorët e shkollave fillore që gravitojnë në këtë komunë, kanë reaguar ndaj Qeverisë në përgjithsi dhe ndaj Ministrisë së Arsimit në veçanti, për siç thotë ai, kjo ministri i ka shkurtuar në mënyrë drastike bllok-dotacionet për arsimin fillorë. Sulejmani theksonë se shuma  e cila ju është ndarë komunës për 10 shkollat fillore në Komunën e Çairit, nuk është aspak e mjaftueshme për funskionimin adekuat të procesit edukativo-arsimor.

BLERSIM SULEJMANI, DREJTOR I FINANCAVE NË KOMUNËN E ÇAIRIT

“Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, planifikimi i bllok-dotacioneve për arsimin fillor për vitin 2024 për komunën e Çairit nga qeveria e Maqedonisë së Veriut është në vlerën e 525 milion denarë, nga të cilat vetëm për rrogat e mësimdhënësve, të punsuarve në 10 shkollat fillore si dhe regresi i cili nga ky vit është i obligueshëm kap shifrën e 500 milion denarëve dhe pjesa e mbetur prej 25 milionë denarëve është tepër e vogël për mbulimin e të gjitha hargjimeve të tjera”.

Ai më tej theksoi se me pjesën tjetër të mbetur komuna duhet të mbulojë edhe ngrohjen qendrore, naftën po ashtu për ngrohje, energjinë elektrike dhe harxhimeve tjera të nevojshme për shkollë.

Nga komuna e Çarit kërkojnë nga Ministria e Arsimit që urgjentisht të rishikojnë këtë vendim, sepse sipas tyre, kështu dëmtohen 10 shkollat fillore dhe pësojnë më së shumti rreth 10 mi nxënës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING