(VIDEO) Komuna e Butelit nisi me ndërtimin e shtratit të lumit Seravë

(VIDEO) Komuna e Butelit nisi me ndërtimin e shtratit të lumit Seravë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, shënoi fillimin e ndërtimit të shtratit të lumit dhe shtegun anësor të lumit Serava, që sipas tij paraqet realizimin e një kërkese të kamotshme të banorëve të komunës së Butelit. Kostovski tha se qytetarët e presin këtë projekt për më shumë se 30 vite dhe se paraqet një nga investimet më të mëdha të komunës së Butelit.

DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Po fillon një projekt që ka qenë I nevojshëm shumë dekada më parë. Një projekt i premtuar qytetarëve të komunës së Butelit për 30 vite nga sot po bëhet realitet. Në një vit e gjysmë që lamë pas punuam për krijimin e projektit bazë dhe paraqitjen përfundimtare të shtratit të lumit.Në fazën e parë shtrati i lumit Serava do të rregullohet në një gjatësi prej 1500 metrash në Radishan. Në të njëjtën kohë do të nisë edhe ndërtimi i një shtegu të ri dhe banorët e komunës së Butelit  do të kenë një vend të mirë për sport dhe rekreativitetit”.

Kostovski shtoi se ky projekt kushton 42 milionë denarë dhe sipas tij kjo është një shumë e madhe për ta siguruar një komunë e varfër si komuna e Butelit. Ai tha se ky projekt do të vazhdojë edhe në 2 faza të tjera, pasi të mbarojë ndërtimi këtu do të vazhdojë me rrjedhën e lumit Serava dhe më pas edhe në lagjen Butel 1 në mënyrë të njejtë, do të zgjidhet ky problem.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING