(VIDEO) Komisioni i Venedikut: Ndryshime kushtetuese për mandatin e prokurorit

Komisioni i Venedikut rekomandon që të bëhen ndryshime kushtetuese e jo ndryshimet e ligjit për Prokurori Publike dhe të Këshillit të Prokuroëve Publik, sepse theksojnë se edhe krahas disa mangësive, janë ligje që kanë karakterisitika pozitive. Komisioni rekomandon që Prokurori publik të zgjidhet në Kuvend me dy të tretën e votave të deputetëve dhe të mos ketë të drejtë rizgjedhjeje.
Komisioni i Venedikut
“Duke marrë parasysh rëndësinë e çështjevë të autonomisë dhe pavarsinë relative të Prokurorisë Publike, Komisioni Venedikut rekomandon parasegjithash, në kontekstin e reformës së ardhshme kushtetuese, Kushtetuta të ndryshohet edhe në këto pika, që të mos parashikoj mundësinë e riemërimit të prokurorit publik dhe të sigurohet shumicë e kualifikuar në Kuvend për emërimin dhe shkarkimin e tij”.
Në mendimin e Komisionit të Venedikut gjithashtu theksohet që Qeveria të dërgoj arsyetim të qartë deri të Kuvendi kur devijon nga mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Prokurorit Publik.
Sa i përket propozim-ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, Komisioni i Venedikut rekomandon rishikimin e kohëzgjatjes së përvojës profesionale për të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe parashikimin që funksionet prokuroriale të prokurorëve të zgjedhur si anëtarë të Këshillit të pezullohen gjatë mandatit.
Komisioni i Venedikut
“Të sigurohet mënyrë alternative sipas të cilës do të zgjidhen anëtarët, me çka do të sigurohet përzgjedhje e bazuar në mëritë, integritet dhe përfaqësim të larmishëm. Të sqarohen konceptet e ‘ndikon në autonominë e prokurorëve publikë’ ose ‘neglizhon ose nuk i kryen funksionet dhe detyrat e tyre në punën e Këshillit’ si baza për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik”.
Gjithashtu theksohet që të përfshihen masa mbrojtëse që të parandalohen vendimet kritike, përfshirë edhe vendimet për ndërprerje të përkohsme të mandatit të anëtarëve të këshillit, të përcaktohen në mënyrë të pashmangshme nga shumica prokurorore në Këshill.
Në dokument, Komisioni i Venedikut potencon se tani i mbetet autoriteteve të RMV-së për veprim të mëtutjeshëm.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/