(VIDEO) Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse propozon epidemi në Shkup për kollën e keqe

(VIDEO) Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse propozon epidemi në Shkup për kollën e keqe

Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur të propozojë shpalljеn e epidemisë vetëm për qytetin e Shkupit për shkak kollitjes së rëndë. Si rrjedhojë, komisioni ka vendosur gjithashtu që të propozojë disa masa, që punketet e vaksionimit të punojnë në dy ndërrime,  ndërsa, ndalohet pranimi i fëmijëvë në çerdhe të cilët nuk janë të imunizuar, respketivisht  të pranohen vetëm fëmijët të cilët janë plotësisht të vaksionuar, pra me të gjitha dozat.

MARKETING

Aleksandar Peltiçovski, kryetar i Komisionit

“Do të propozojmë që të organizohet puna që punketet e vaksionimit të punojë me dy ndrrime, dhe në mënyrë plotësuses edhe të shtunën të pranohen fëmijë për vaksinim. Gjithashtu do të propozojmë ndalim për pranimi e fëmijëve të pavakionuar në çerdhe, dhe presim që këto masa të rrisin interesin për vaksionim pasi që fokusi është në mbrojtjen e më të vegjëlve”

Shkollat fillore dhe të mesem nuk do të përfshihen për vaksinimin  e detyrueshëm, pasi sipas komisionit situata më e ndjeshme paraqitetet tek parafillestarët.

Aleksandar Petliçovski, kryetar i Komisionit

“Ky është një problem që e kemi detektuar, por për fat të keq nuk kemi zgjidhje për momentin. Nëse vaksionimi është i detyruar edhe arsimimi është i detyrueshëm, kështu që ky propozim nuk mund t’i përfshijë shkollat,  referohet vetëm për çerdhet”.

Për këtë situatë, komisioni do të propozojë gjishashtu edhe izolim jo të detyrueshëm i cili do zgjasë pesë deri në shtatë ditë. Masat në fjalë do të dërgohën deri tek Ministria e Shëndetësisë, të cilat më pasë do të shqyrtohen në qeverinë teknike.

Instituti i Shëndetit Publik kë regjistruar gjithsej 18 raste me kollitje të madhe, 14 prej tyre janë vetëm në qytetin e Shkupit. Ndërsa të hospitaluzar janë kryesisht fëmijë dhe të moshuar.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING