(VIDEO) Komisioni anketues për skandalin në Onkologji mbajti mbledhjen e parë

(VIDEO) Komisioni anketues për skandalin në Onkologji mbajti mbledhjen e parë

Komisioni Anketues i formuar për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, nisi seancën e parë. Kryetarja nga radhët e VMRO-së Rashella Mizrahi, u shpreh se si kryetare e Komisionit, në asnjë moment nuk do të lejoj që ky Komision Anketues të shëndërrohet në organ paragjyqsor.

Rashella Mizrahi, kryetare e Komisionit

“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe ajo është objektive . Nga e njejta përgjegjësi, gjegjësisht nga konstatimet e Komisionit Anketues mund të dalin konkluzione që janë bazë për një ngritje të procedurës për vërtetim të përgjegjësis për drejtuesit e funksioneve publike”.

Ndërkaq, deputeti i LSDM-së Nenad Kociq u shpreh se janë të interesuar të zbulohet nëse  egziston përgjegjësi eventuale te funksionarët në ngjarjet e Klinikës së Onkologjisë.

Nenad Kociq, deputet i LSDM-së

“Secili që ka keqpërdorur funksion ose pozitë, pa dallim si quhet dhe nga cila parti politike është, duhet të targetohet. Ne nuk jemi organ gjyqsor, nuk mundemi të sjellim vendime, megjithatë në bazë të kompetencave tona ligjore, do të thirrim figura që do të jenë të targetuar nga ana e pushtetit dhe opozitës, që të zbulohet nëse egziston përgjegjësi eventuale politike në këto raste në Klinikën e Onkologjisë”.

Arben Ziberi nga BDI kërkoi se kjo të mos përdoret nga partitë për pikë politike.

Arben Ziberi, BDI

“Si parti politike japim mbështetje dhe presim që të gjitha partitë politike të mos keqpërdorin këtë për të fitur pikë politike sepse bëhet fjalë për shëndetin e qytetëve, për sistemin shëndetësor. Do të ishte më e duhura nëse të gjithë kontribojmë që të gjenden, nëse egzistojnë, fajtorët e vërtetë për keqpërdorimet që u plasuan në opinion”.

Komisioni Anketues numëron 12 antarë dhe aq zëvendës.  Vendimi për formimin e këtij komisioni është sjellë me propozim të VMRO-DPMNE-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING