(VIDEO) Kodra Diellit, vendi që magjeps jo vetëm dimrit por edhe verës

Nga sportet malore tek shëtitjet në natyrë. Zakonisht ne e kemi parë Kodrën e Diellit nën pamjen magjike që bora i ka dhuruar atyre maleve, e ftohtë, e bardhë dhe plot adrenalinë, por tashmë vera e ka kthyer atë në një tjetër realitet – nën gjallërimin e gjelbërimeve, të freskët dhe përplot qetësi, nga ku vizitorët tashmë po e frekuentojnë këtë zonë pikërisht për t’i ikur zhurmës së qytetit.
MARKETING
“Tani që bora është zhdukur, Kodra e Diellit ofron një pamje krejtësisht ndryshe. Vizitorët tashmë nuk vijnë për skijim por me batanije pikniku dhe dëshirë për qetësi me qëllim për të shijuar gjelbërimin që këto male dhurojnë”.
Ndërkaq në deklaratën e tij për tv Shenja një qytetar vlerëson shëtitjet në natyrë si të domosdoshme për trupin dhe mendjen, pasi sipas tij ecja është e rëndësishme për lëvizje fizike dhe njëkohësisht e sheh si një largim nga zhurma e përditshmërisë.
Qytetari
“Më ka tërheq natyra e pastër, ajri i freskët dhe shëtitja në natyrë. Me gjelbërim është më mirë ai që e kupton dhe ai që e din natyrën çfarë është, dimrit është mirë kur është dielli me borën së bashku atëherë është mirë. Ecje, sa më shumë ecje.
(Sa e rëndësishme është për ju të kaloni koh në natyrë ?)
Ç’do javë, ç’do javë. Edhe larg zhurmës edhe vet trupi do lëvizje. Sa më shumë të vijnë më mirë është”.
Edhe pse sportet dimërore ngelen të preferuarat e saj, përsëri gjen kënaqësi edhe tek natyra, nga ku veçoi takimet dhe pikniket me familjarët.
Qytetare
“Koha, natyra më shumë e bën, vendi është i mirë për të dalë. Kur mblidhemi familjarisht dalim.
(Ç’farë ju bën përshtypje këtu?)
Qetësia, natyra, ajri është më i mirë se qyteti. Dimrit është më mirë sepse vijmë për skijim por edhe verës është mirë më pëlqen se është natyra është vendi I mirë shumë”.
Përveç natyrës, një lidhje të veçantë me këtë vend kishte edhe një tjetër qytetar, i cili është rritur në këtë zonë, nga ku edhe sot gjen qetësi larg ajrit të ndotur dhe toksinave të qytetit.
Qytetari
“Ajri i pastër, livadhet jeshile, kodrat. Unë gati se jam rrit në këtë vend.
(A vini shpesh për këto piknike?)
Sipas mundësive, sipas mundësive. \ Po ikim prej asaj Tetovës ato helmet e Tetovës.
(A gjeni më tepër qetësi këtu?)
Me siguri, se ik larg shumë”.
Pavaresisht kontrastit që sjellin stinet – Kodra e Diellit vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar per qytetaret nga ku nuk mungonte as prania e turisteve.
Anida Murati /SHENJA/