(VIDEO) Kocevski: Ekspertizat për Koçanin dhe onkologjinë kanë përfunduar

(VIDEO) Kocevski: Ekspertizat për Koçanin dhe onkologjinë kanë përfunduar

Ekspertizat për rastet e Onkologjisë dhe zjarrin në diskotekën Puls në Koçan tashmë janë kompletuar. Kështu deklaroi prokurori publik Lupço Kocevski, i cili u shpreh që aktakuza për zyrtarët policor në diskotekën Puls, pritet në muajin shtator.

Kocevski theksoi se këto ekspertiza përfaqësojnë barrë të konsiderueshme financiare për prokurorinë, duke pasur parasysh se ato janë përgatitur jashtë vendit.

Lupço Kocevski, kryepokuror

Të gjitha ekspertizat që kanë të bëjnë me rastine Koçanit tashmë janë përfunduar. Për Onkologjinë, sipas informacioneve të mia, tashmë është caktuar seancë. Por, këto ekspertiza mbartin kosto serioze sepse kryhen jashtë vendit”.

Lidhur me lëndën e zjarrit në diskoteken Pulse, i cili, pas vendimit të Gjykatës Supreme, është ridorëzuar për vlerësim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Kocevski pret që padi penale të ketë diku në muajin shtator.

Lupço Kocevski, kryepokuror

Lënda është ende nën hetim atje, duke pasur parasysh se nuk ka paraburgim, ka edhe një afat ligjor për hetimin. Pra, po, shpresojmë që, nuk do të jap data specifike tani, por hetimi me siguri do të përfundojë rreth shtatorit, dhe atë rast do ta udhëheq Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar, duke pasur parasysh se këtu nuk ka problem, Gjykata Themelore Penale në Shkup do të jetë kompetente”.

Një ditë më parë, kryetari i ri i Gjykatës Supreme Afrim Fidani, deklaroi se gjykimi për lëndën e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, do të zhvillohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sepse ajo vlerësohet si më kompetente dhe se në Koçan ka mungesë të gjykatësve.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING