(VIDEO) Koalicioni VLEN dhe Aleanca e Taravarit përplasen për punësimet e shqiptarëve

“Punësimet e shqiptarëve” kanë përplasur sot Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit dhe koalicionin VLEN, të cilët vetëm muaj më parë prishën koalicionin që e ndërtuan vit më parë.
MARKETING
Nga VLEN lëvdorohen me shifra konkrete se punësojnë shqiptarë në institucionet shtetërore, e nga ASH, po ashtu kanë shpalosur shifra ku sipas matematikës së tyre, janë në avantazh të theksuar qytetarët maqedonas sa i përket punësimeve.
VLEN-i ka përmendur Postat e Maqedonisë, që sipas tyre, nga vend diskriminimi e përjashtimi, Postën e kanë bërë vend avancimi e punësimi për shqiptarët. Sipas tyre, po shkruhet një kapitull i ri në këtë institucion, me titull barazia, dinjiteti dhe fuqizimi i shqiptarëve.
VLEN
“Informojmë se 35 shqiptarë janë avancuar në pozita të rëndësishme, 60 të tjerë janë punësuar dhe 35 të rinj janë në prag të punësimit, një hov që s’ka parë ky institucion prej ekzistencës së tij! Ndërkaq, për herë të parë pas shumë viteve shqiptarët udhëheqin me 8 posta në vend edhe atë: Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë dhe Ohër. Ndërkaq, VLEN pas 17 viteve në Postën e Kumanovës vendosi drejtor shqiptar, ndërkaq deri sa partia e non gratave udhëheqtë me pushtetin me këtë postë udhëheqshin pala tjetër”.
E, nga ASH-ja e Taravarit theksojnë se këto janë punësime të vjetra dhe propagandë e re, duke e quajtuar manipulim të radhës nga VLEN. Këto lajme sipas tyre, serviren si suksese për të mbuluar realitetin e hidhur në terren: diskriminimin sistematik dhe spastrimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Ata madje kanë përmendur disa institucione që sipas tyre, shqiptarët anashkalohen nga pala tjetër për punsim.
ASH
Të dhënat janë të qarta dhe alarmante. Vetëm në javët e fundit, ua ripërsërisimin se:
• Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari u punësuan 21 maqedonas dhe asnjë shqiptar;
• Në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë” – Strugë, 11 shqiptarë u pushuan nga puna pa asnjë shpjegim ligjor;
• Në Policinë e Tetovës, qytet me shumicë shqiptare, u pranuan 12 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar;
• Në Ministrinë e Financave u shpall konkurs për 40 vende pune – u punësuan 19 maqedonas, sepse vetëm aq kishin aplikuar, ndërsa 21 pozita u anuluan për të shmangur punësimin e shqiptarëve”.
Nga ASH theksojnë se që nga qershori i vitit 2024, kur në pushtet kanë ardhur VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, 800 shqiptarë janë larguar apo detyruar të largohen nga administrata publike. Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të pavarur për rastet e punësimeve dhe largimeve nga puna mbi baza etnike, ndërprerje të menjëhershme të politikës së spastrimit etnik nga institucionet shtetërore dhe përfshirje të përfaqësuesve ndërkombëtarë në monitorimin e barazisë në punësim.
Samir Mustafa /SHENJA/