(VIDEO) KMK dënoi katër kompani dhe LOE-në, kishin marrëveshje të mos pranonin çmime të reja nga furnizuesit

(VIDEO) KMK dënoi katër kompani dhe LOE-në, kishin marrëveshje të mos pranonin çmime të reja nga furnizuesit

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) ka goditur me gjoba të rënda katër kompani nga sektori i shitjes me pakicë të produkteve ushqimore, si dhe Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LSM). Totali i sanksioneve arrin në 13.443.000 denarë. Sanksionet janë shqiptuar pasi Komisionit ka konstatuar se kompanitë dhe LSM kanë marrë pjesë në marrëveshje të ndaluar ose sjellje të harmonizuar, me ç’rast e kanë dëmtuar konkurrencën.

Secila prej shoqërive tregtare është gjobitur me nga 3 075 000 denarë, ndërsa shuma e gjobës që i referohet LSM-së, që ka qenë koordinator, është 1 143 000 denarë.

KOMISIONI PËR MBROJTJEN E KOMKURRENCËS (KMK)

‘’Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) ka marrë një vendim me të cilin ka konstatuar se katër shoqëri tregtare, si dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LSM) si koordinator, kanë marrë pjesë në një marrëveshje të ndaluar dhe/ose sjellje të harmonizuar në kuptim të nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Nga KMK thonë se në procedurë është konstatuar se në një takim të mbajtur më 5 shkurt 2025, pjesëmarrësit kanë arritur një qëndrim të harmonizuar për mospranimin e çmimeve të reja ose të rritura nga furnitorët. KMK theksoi se me këtë është zëvendësuar gjendja e sjelljes së pavarur në treg me koordinim praktik, dhe se ky lloj veprimi, i cili paraqet të ashtuquajturën kufizim të konkurrencës është rreptësisht i ndaluar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Gjobat janë shqiptuar me qëllim parandalimin e shkeljeve të ardhshme dhe mbrojtjen e konkurrencës së lirë në treg./SHENJA/

 

 

MARKETING